Prishtinë: Arrestohen dy të dyshuara për përfshirje në prostitucion

0

Pas hetimeve të vazhdueshme dhe një pune operacionale taktike policore, Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në Prishtinë e Policisë së Kosovës, dje nën dyshimin për kryerje të veprimtarisë penale ‘mundësim ose detyrim në prostitucion’ dhe ‘ofrim i lokaleve për prostitucion-bashkëkryerje’, ka arrestuar dy të dyshuara femra shqiptare të Kosovës.

.         N. A.             lindur me 1984         

·         S. B.               lindur me 2000         

Me aktvendim të prokurorisë kompetente të dyshuarat janë ndaluar prej 48 orësh për procedura të mëtejme, ka njoftuar Zyra për Informim e Policisë së Kosovës-Prishtinë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here