Prishtinasit djegin produktet serbe në shesh, policia arreston kryetarin e “Plisave”

0

Disa banorë të Prishtinës kanë djegur disa produkte serbe në mbrëmjen e së enjtes, në sheshin “Skënderbeu”.

Këtë gjë ata e kanë bërë pas taksës prej 100% që Qeveria e Kosovës ka vënë ndaj produkteve serbe, dhe pas një apeli për t’i bojkotuar produktet serbe.

Zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, për të shuar flakët e shkaktuara – ndonëse të vogla.

Të pranishëm kanë qenë edhe oficerë të Policisë së Kosovës, të cilët kanë arrestuar disa persona.

Në mesin e të shoqëruarve në Polici janë Albert Kastrati, kryetar i grupit të tifozëve “Plisat”, si dhe Kushtrim Ramadani.

Televizioni T7 ka transmetuar drejtpërdrejt momentin kur ata kanë djegur produktet serbe, para se të arrestoheshin.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here