Prishtina zyrtare sivjetë pretendon bisedime për demarkacion edhe me Serbinë

0

Kosova pritet të nisë një tjetër proces demarkacioni, këtë herë me Serbinë.

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, në një intervistë për KTV-në ka konfirmuar se ndryshimi i kufirit me Serbinë pritet të jetë pjesë e planit vjetor të bisedimeve që Prishtina pritet të paraqesë në takimin e radhës në Bruksel.

Përpos demarkacionit, në programin e palws kosovare përfshihen edhe reparacionet e luftës, si çështja e të pagjeturve, kthimi i pensioneve, depozitave bankare dhe dëmshpërblimet për dëmet që Serbia ka bërë në Kosovë. Tahiri ka thënë se vëmendja do të përqendrohet edhe në zbatimin e marrëveshjeve të kaluara, si ajo për lëvizjen e lirë dhe largimin e tabelave “prova”, diplomat dhe librat e kadastrës, përcjell “Koha.net”.

Ministrja ka ftuar të gjitha partitë opozitare që të bëhen pjesë e bisedimeve në Bruksel.

Ndërkohë një delegacion i lartë i BE-së do ta vizitojë Kosovën të premten dhe me këtë rast pritet që kryeministri Isa Mustafa përfundimisht të vendosë nëse do ta mbajë premtimin për të mos udhëtuar në Bruksel.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here