Prishtina më e mira në zbatim të ligjit anti-duhan

0

Përfaqësuesë të Koalicionit Anti-duhan në Kosovë: Faik Hoti, Koordinator Nacional për Kontrollin e Duhanit (MSh), Skënder Syla, shef i Zyrës së OBSh-së në Kosovë, Ibrahim Tërshnjaku nga Inspektorati Sanitar (AUVK) dhe Shkumbin Spahija e Arben Lila nga Qendra Kosovare për Avokim dhe Zhvillim (KADC) u pritën sot nga Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i shoqëruar nga Drejtori i Drejtorisë së Inspektoratit komunal Xhelel Sfeçla.
Në këtë takim është biseduar për zbatimin e Ligjit për Kontrollin e Duhanit, ecurinë e deritanishme të tij, sfidat që hasen çdo ditë gjatë inspektimeve dhe aspekte të tjera që kanë të bëjnë me fuqizimin e zbatimit të këtij ligj në komunën e Prishtinës.
Kryetari Shpend Ahmeti ka shprehur përkrahjen e Komunës së Prishtinës për zbatimin e këtij ligji, duke spikatur në të njëjtën kohë edhe vështirësitë e natyrave të ndryshme rreth zbatimit të tij. Ai tha se inspektorët e Komunës së Prishtinës do ta vazhdojnë monitorimin dhe ushtrimin e përgjegjësive për zbatimin e këtij ligji, duke aplikuar qasje të barabartë para të gjithë individëve e subjekteve të ndryshme.
Përfaqësuesit e Koalicionit Anti-duhan vlerësuan se Ligji për Kontrollin e Duhanit është ligji më i rëndësishëm në fushën e shëndetit publik dhe mbrojtjes së shëndetit të popullatës, ndërsa theksuan se, me gjithë shkeljet që hasen, Prishtina qëndron më mirë se komunat e tjera në zbatimin e këtij ligji dhe mund të jetë modeli që duhet ta marrin edhe komunat e tjera sa i përket zbatimit të këtij.
Në takim, ka qenë konkludim i përbashkët se masat për zbatimin e ligjit duhet të fuqizohen me qëllimin që qytetarët të mbrohen nga pasojat shkatërruese të duhan-pirjes dhe mjediset siç i ka përcaktuar ligji të jenë të liruara nga duhanpirja.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here