Prindi i nxënëses nga Malisheva: Nuk kishte ngacmim nga profesori, rasti me prapavijë politike

0

Prindi i nxënëses së Gjimnazit “Hamdi Berisha”, e cila sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës të datës 27 mars, ishte ngacmuar seksualisht nga profesori i saj, ka dalë sot me një reagim, përmes të cilit ka mohuar që të ketë patur diqka të tillë. Sipas tij bëhet fjalë për një mosmarrveshje mes nxënëses dhe profesorit e jo për ngacmim. Në një letër që ky prind ia ka drejtuar MalishevaPress-it duke parapëlqyer që të mbetet anonim, ka thënë se skandali ka prapavijë politike kundër drejtorit të Gjimnazit Izet Hotit. Policia e Kosovës-Zyra për Informim Publik nga Prishtina e kishte plasuar lajmin për të gjitha mediat kosovare, duke e trajtuar rastin e profesorit si “sulm seksual dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare”. Njëkohësisht nga Policia e Kosovës ka dalë informacioni se veq profesorit që është arrestuar, është intervistuar edhe një i dyshuar tjetër(është fjala për drejtorin e shkollës) pra në cilësinë e “të dyshuarit” për mosraportim të rastit dhe sipas policisë ai pas intervistimit është liruar “në procedurë të rregullt”

Më poshtë mund të gjeni letrën e prindit të nxënëses, drejtuar MalishevaPress-it:

“Pershendetje,
Deshta te ju informoj ju si media qe po jepni lajmin lidhur me skandalin qe ka ndodhur ne shkollen e mesme “Hamdi Berisha” .
Un jam prindi I vajzes e cila eshte perfshi ne kete skandal qe ka ber buj tani dua te demantoj gjith kete skandal sepse e gjith kjo ka nje prapavij politikes kunder drejtorit te shkolles , dhe ska te bej asgje me ngacmim seksual por ka qen vetem nje mosmarrveshje mes nxences (vajzaes time ) dhe profesorit ne fjal, por dhe disa persona te pandergjegjshem kan dashur te perfitojn nga kjo gjendje dhe kan raportuar kete rast si ngacmim.
Ju lus qe te postoni ne faqen tuaj kete mesazh por emri Im te jet anonim per shkak te privatsis time dhe vajzes time shpresoj ne mirkuptimin tuaj.”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here