Prindërit e Klinës kërkojnë ndërprerjen e grevës në shkolla

0

Këshilli i Prindërve të Komunës së Klinës, ka kërkuar nga Sindikata e Arsimit në Komunën e Klinës dhe gjithë Kosovën që t’i japin fund grevës në shkolla.

Tunë Dedaj, kryetar i këtij këshilli i ka thënë gazetës “Koha Ditore”, se këshilli unanimisht ka kërkuar që t’i jepet fund grevës ngase më së shumti janë duke pësuar nxënësit.

“Rrogat janë dalë më rritje nuk ka asnjë arsye që të vazhdohet me greve”, ka thënë Dedaj i cili ndër të tjera ka kërkuar masa ndaj atyre arsimtarëve që nuk mbajnë mësim.

Ndryshe në shkollat e rajonit të Dukagjinit, komunat Pejë, Istog dhe Klinë, shumica e shkollave janë në grevë. Në disa shkolla të Klinës, janë parë nxënësit të shkojnë në shkollë por janë kthyer në shtëpi nga arsimtarët të cilët kanë dalë në shkolle por nuk pranojnë të mbajnë mësim duke ju përgjigjur kështu SBASHK-ut për vazhdimin e grevës.

Disa drejtore shkollash në postimet e tyre në “Facebook”, kanë bërë thirrje të nxënësit që të dalin në shkolle por edhe pas kësaj mësimi nuk është mbajtur.

Tunë Dedaj, ka thënë se është e tmerrshme që fëmijët të dëbohen nga shkolla nga arsimtarët.
“Kjo që po ndodh është e papranueshme, është e tmerrshme që arsimtarët i përzënë fëmijët nga shkolla”, ka pohuar Dedaj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here