Princi maniak serb që i ndërroi gratë si çorape e që bëri seks edhe me motrën e tij

0

Princi serb Mihailo Obrenoviq ishte shumë romantik, por nuk kishte arritur të martohej me mbesën e tij Katarinën, pasi vdekja ishte ajo që e pengoi.

Sundimtarët serbë nuk ishin imun ndaj dashurisë, por përkundrazi për secilin prej tyre thuren tregime të ndryshme të dashurisë… Shembull i mirë natyrisht se është Josip Broz Tito, i cili kishte qenë i lidhur me shumë femra që për atë kohë konsideroheshin super bukuroshe. Por nuk ishte vetëm Tito që ia kishte “dashur” me femra, pasi tregimi që vijon tejkalon gjithë kufijtë e kurvërisë, dhe sjellë anën e errët të dashurisë së princit serb, Mihaillo Obrenoviq. Ai me të vërtetë e kishte tepruar, shkruan portali serb Telegraf, transmeton lajmi.net.

Princi Mihailo Obrenviq, ishte tip i mashkullit që shpesh dashurohej, dhe kjo nuk është për tu habitur, por fakti se cak i dashuriçkave të tij shpesh ishin edhe të afërmet e tij e bën këtë njeri të çuditshëm. Qysh si 16-vjeçar ishte dashuruar për herë të parë në një të afërme të tij. Dhe para se të vinte në fron, filloi të flirtonte me vajzën e axhës së tij Jeverem Obrenoviq, Anka, e cila ishte dy vite më e vjetër se ai. Por nëna e Mihailit, Lubica posa e kuptoi për këtë, kishte reaguar dhunshëm dhe këtë çështje e kishte ngritur në rrënjë. Në anën tjetër, nuk mund saktësisht të dihet se kush e kishte filluar i pari flirtin në mesin e të afërmve, ndoshta e para ishte Anka. Pas tri viteve të mbretërimit, Mihailo është dashur të lëshoj fronin dhe Serbinë.

Ai kishte jetuar me nënën e tij në Zemun dhe Banat, deri në vdekjen e saj, dhe më pas ishte shpërngulur në Vjenë. Nga kryeqyteti austriak kishte udhëtuar vazhdimisht nëpër Evropë, kurse në vitin 1848 në familje të tij vdiq motra e Ankas, Jekaterina e njohur si Katica, e cila kishte mbetur shtatzënë nga lidhja me Mihailin.

Pas kësaj lidhje, Mihailo një vit më vonë u bë sërish baba i një djaloshi të vogël të cilin e pagëzoi me emrin Viljem, që erdhi nw jetë nga lidhja me Marija Berghaus nga Rogaska Sllatina. Tetë vite më vonë, Mihailo së bashku me të birin erdhi në Serbi, ku Viljem pranoi fenë ortodokse dhe u konvertua në Velimir. Megjithatë, më vonë jetoi në Munih, kurse tërë pasurinë e tij ia la popullit serb.

Princi Mihail në vitin 1853 u martua me konteshën hungareze Julia Huniadi, por nuk kishte asgjë nga kjo martesë. Ata nuk patën fëmijë pasi ajo vazhdimisht e tradhtonte, që edhe e detyroi dyshen ti japin fund martesës. Megjithatë, ky fakt nuk e brengosi edhe aq shumë, pasi ai u dashurua në mbesën e tij!

Dhe jo shumë kohë nga ndarja me konteshën hungareze, Mihailo vendosi të martohet me bijën e Ankinës, Katarinën e cila asokohe i kishte vetëm 16 vjet. Megjithatë, Katarina nuk ia kishte kthyer dashurinë, edhe pse nëna e saj dëshironte që ajo të bëhet një princeshë. Thuhet se ajo kishte “ngrënë” disa herë shuplaka nga e ëma e cila e detyronte ti shkruante letra dashurie princit serb.

Përcaktimi i princit në lidhje me martesën nuk u zbeh, por kjo ide qoi vendin në një krizë. Mihailo dhe Katarina ishin të afërm në brezin e pestë, por sa larg kishte shkuar ai, flet pensionimi i kryeministrit të qeverisë, Ilija Garasanin, i cili ishte gjithashtu kundër kësaj martese.

Dhe në fund nuk erdhi deri te martesa, pasi Mihailo Obrenoviq dhe Anka u vranë gjatë një shëtitjeje.

 

a

aa

 

(lajmi.net)

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here