Princesha e Luksemburgut ia kishte thyer hundën një ushtari paqeruajtës në Kosovë që kishte tentuar ta dhunonte

0

Tessy Antony, Princesha e Luksemburgut, në një intervistë për Daily Mail, ka rrëfyer sesi ia ka thyer hundën një ushtari paqeruajtës që tentoi ta dhunonte seksualisht gjatë shërbimit në Kosovë.

Ajo ka shërbyer në Kosovë gjatë vitit 2004 si pjesë e ekipit BELUKOS 13/15 dhe gjatë kësaj periudhe kishte ndodhur edhe incidenti mes saj dhe ushtarit.

“Ishte gjatë një mbrëmje, unë shkova në dhomë dhe dikush me nxitim trokiti në derën time. Unë e mbajta derën të mbyllur dhe bërtita: ‘Çfarë po ndodh?’”, ka treguar ajo, transmeton Koha.net.

“E hapa derën sepse e njihja personin. Ai më shtyu në krevat. Unë e shtyva menjëherë dhe ia theva hundën”, ka thënë Antony.

“Nuk i tregova askujt për këtë sepse për mua ishte çështje e mbyllur. Por të nesërmen të gjithë e dinin. Kur shkova për kafjall të gjithë u çuan në këmbë dhe duartrokitën”, ka treguar Princesha e Luksemburgut.

“Fillimisht nuk e kuptoja, por mbikëqyrësi im erdhi dhe më tha: E dija se nuk do të kisha probleme me ty. E dija se do të ishe mirë. Kjo ishte fantastike. E mora vesh se mund ta mbroja veten në situata të tmerrshme.

Princesha e Luksemburgut ka shërbyer në ushtrinë e këtij shteti, duke përcjell hapat e motrës së saj dhe vëllezërve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here