Prifti serb falënderon Vatikanin për mosnjohjen e Kosovës

0

Kisha serbe falënderon Papa Françeskun për mosnjohjen e shtetit të Kosovës.

Deklarata është bërë nga mitropoliti i kësaj kishe, Amfilohije Radoviç, në një intervistë për të përditshmen serbe “Blic”.

“I shprehëm Papës mirënjohjen tonë për mosnjohjen e Kosovës”, tha Radoviç pas kthimit nga Vatikani, ku takoi Atin e Shenjtë.

Ai gjithashtu ka thënë se kisha serbe e ndaloi përkohësisht kanonizimin e arqipeshkvit kroat Alojz Stepinac deri kur një komision i përbashkët i kishës serbe dhe asaj kroate të  dalë me një qëndrim të përbashkët për rolin e tij në Luftën e Dytë Botërore. Edhe për këtë, Radoviç tha se i ishte mirënjohës Papës.

Pjesë e delegacionit që vizitoi Vatikanin ishin edhe arqipeshkvi Irinej dhe ambasadori serb në UNESCO, Darko Tanaskoviç.

Ndërkaq, ende nuk ka një reagim nga Selia e Shenjtë rreth deklaratave të klerikut serb.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here