Prifti homoseksual del hapur me partnerin, Vatikani e largon

0

Vatikani shkarkoi nga misioni një prift polak menjëherë sapo ky i fundit zbuloi se ishte homoseksual duke u prezantuar publikisht me partnerin e tij.

At Krzystof Charamsa, i cili mbante një post të larë në Vatikan, i bëri thirrje kishës katolike që të ndryshonte qëndrimin e vet lidhur me homoseksualët. 43-vjeçari ka zbuluar gjithashtu edhe partnerin e vet spanjoll në dy intervista të ndryshme, për një gazetë italiane dhe një televizion polak.

“Ka ardhur koha që Kisha të hapë sytë sa i takon bashkësisë katolike homoseksuale dhe të kuptojë se zgjidhja që u propozojnë atyre për të hequr dorë në mënyrë përfundimtare nga rruga e Zotit është antinjerëzore”, tha prifti për italianen “Corriere della Sera”.

“E di që do të më duhet të heq dorë nga shërbesa fetare, që është gjithë jeta ime”, shtoi ai.

Prifti, i cili mbante një post në Kongregacionin e Doktrinës së Besimit që nga viti 2003, mbajti edhe një konferencë për shtyp me partnerin e tij katalanas dhe aktivistët homoseksualë në një restorant në Romë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here