Prezantohen hartat e reja topografike

0

Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK) në bashkëpunim me Agjencinë Japoneze për Zhvillim Ndërkombëtar (JICA) është duke përfunduar projektin “Zhvillimi i Burimeve Njerëzore mbi Informatat Gjeo-Hapësinore të Kosovës” si rezultat i të cilit projekt pritet të prodhohen edhe hartat e reja topografike të përpjesës 1:25.000. Për këtë arsye, me datë 15 prill në hotel “Swiss Diamond, dhe me 16 prill në ambientet e AKK-së në Prishtinë janë duke u mbajtur seminare dhe trajnime ku janë prezantuar ecuria e projektit, rezultatet e arritura dhe aktivitetet që duhet marrë për mirëmbajtjen e hartave të tilla. Në këto aktivitete ekspertët japonez dhe ata të AKK-së kanë prezantuar benefitet nga një hartë e tillë si për qytetarët ashtu edhe institucionet e Republikës së Kosovës duke vënë theks të veçantë në ofrim më të mirë të shërbimeve hapësinore, menaxhim më të mirë me situata emergjente, etj. Hartat e reja topografike të përpjesëtimit 1:25.000, së bashku me ortofotot e vitit 2012 dhe rezultatet tjera nga projektet e implementuara dhe në implementim e sipër nga institucionet përgjegjëse për administrimin e tokës dhe kadastrës në Kosovë, si dhe mënyra elektronike për shpërndarjen e këtyre të dhënave, përafrojnë Republikën e Kosovës me standardet Evropiane. AKK-ja si homologe e JICA, ka qenë përgjegjëse për zbatimin e Projektit ndërsa shumë aktivitete janë bashkërenduar me organizatat tjera relevante, si dhe është siguruar që funksionimi i projektit të jetë i qëndrueshëm gjatë dhe pas periudhës së zbatimit, për të kontribuar drejtë zhvillimit shoqërorë dhe ekonomik në Republikën e Kosovës. Aktivitetet me ekspertët e JICA sipas një njoftimi nga AKK do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim, deri në prodhimin final të hartave topografike dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale për mirëmbajtjen e këtyre hartave.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here