Presidentja: “Skenat e dhunshme në Prishtinë, të papranueshme”

0

PRISHTINË, 27 JANAR – “Skenat kaotike dhe të dhunshme në rrugët e Prishtinës, janë plotësisht të papranueshme”, ka thënë presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, në një deklaratë publike të lëshuar sot rreth orës 16:00. “Bëj thirrje për qetësi dhe rivendosje të rendit në rrugët dhe sheshet e kryeqytetit si dhe për reflektim. Ju bëj thirrje protestuesve të mbetur në rrugët e qytetit të Prishtinës që të shpërndahen në mënyrë të qetë dhe të mos vazhdojnë përplasjen me Policinë e Kosovës, një institucion përgjegjës për ruajtjen e rendit dhe të ligjit, ajo është Policia jonë”, është shprehur Jahjaga duke i ftuar udhëheqësit e partive në vend, përfshirë pozitën dhe opozitën, të rinisin dialogun ndërmjet vete dhe të gjejnë një gjuhë të përbashkët për zgjidhjen e çështjeve të hapura, “duke e ndërprerë këtë cikël të dhunës në rrugë”. “Kërkoj gjithashtu nga liderët politikë të vendit nga i gjithë spektri politik, të distancohen nga aktet e dhunës që po e dëmtojnë rëndë shtetin tonë të ri”, është shprehur ajo. “Dhuna e sotme në sheshet e Prishtinës prish rëndë rendin dhe ligjin dhe cenon seriozisht sigurinë e qytetarëve”, ka konstatuar presidentja Jahjaga.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here