Presidentja: Respektojeni vendimin e Kushtetueses, riniseni dialogun për normalitet

0

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka konfirmuar se ka pranuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Marrëveshjen e Asociacionit të Komunave Serbe dhe ka bërë thirrje të respektohet vendimi.

Ajo nëpërmjet një komunikate i ka bërë thirrje institucioneve dhe spektrit politik që ta respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ajo po ashtu bëri thirrje që këtë moment partitë politike ta shfrytëzojnë për nisjen e një dialogu me qëllim kthimin e normalitetit në vend.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga ka pranuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në kërkesën e saj për të shqyrtuar përputhshmërinë e parimeve të asociacionit të komunave me shumicë serbe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.Presidentja Jahjaga u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve dhe spektrit politik në Kosovës që të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Presidentja Jahjaga ka ftuar partitë e koalicionit qeverisës dhe opozitën të shfrytëzojnë këtë moment për të rinisur dialogun politik në Kosovë dhe për të rikthyer normalitetin në vend”, thuhet në komunikatën e presidentes.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here