Presidentja kroate vendosi shami kur bëri homazhe në Srebrenicë

0

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq, ka marrë pjesë sot në komemoracionin e 20 vjetorit të masakrës së Srebrenicës.

Ajo u është drejtuar të pranishmeve me këto fjalë: Me pikëllim të thellë dhe të sinqertë kam ardhur të përulem para viktimave të pafajshme të krimit me të rëndë që nga Lufta e Dytë Botërore, transmeton Indeksonline.

“Nga Potoçari largohem edhe më e vendosur që të vazhdojë, me aq sa mundem dhe kudo mundem, të them të vërtetën për këtë gjenocid dhe të kërkojë drejtësi për të vrarët, ëpe familjet e tyre, për të gjithë të mbijetuarit, për tërë bashkësinë e cila aq shumë ka pësuar në Srebrenicë”, ka thënë ajo.

Për t’i nderuar nënat e viktimave dhe të afërmit e tyre, presidentja kroate kishte vendosur shami.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here