Presidentja kroate thotë se Kroacia nuk ka para për aeroplanë të rinj luftarak

0

Presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitaroviç duke komentuar blerjen e aeroplanëve luftarak nga Kroacia, ka deklaruar se do ta pranonte opsionin për të cilën ekspertët thonë se është më i miri, po të kishte para.

“Ne për momentin kemi aeroplan të gjeneratës së dytë, derisa të tjerët kanë të gjeneratës së katërt. Do të isha e lumtur po të mund të blenim aeroplanë të rinj, por nuk mund t’i hargjojmë paratë që na duhen për arsim”, ka thënë ajo.

“Edhe unë do të doja një Mercedes të ri për vete, por pastaj nuk do të kisha para për ushqim”, ka deklaruar presidentja kroate, shkruan Večernji list, përcjellë Portali Online.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here