Presidentja Jahjaga vizitoi Kllokotin, Gjilanin, Kamenicën e Ranillugun

0

Presidentja Jahjaga fillimisht vizitoi komunën e Kllokotit, ku u prit nga kryetari Srecko Spasiq, pastaj komunën e Gjilanit, ku bisedoi me kryetarin Lutfi Haziri, komunën e Kamenicës, ku u prit nga kryetari Begzad Sinani, si dhe komunën e Ranillugut, ku u prit nga kryetari Gradimir Mikiq.

Kryetarët e komunave e njoftuan Presidenten Jahjaga me zhvillimet në fushën e ekonomisë në komunat e tyre, me theks të veçantë me përpjekjet që bëjnë pushtetet komunale në përkrahje të bizneseve.

Ata, gjithashtu, shtruan një varg problemesh që dalin në këtë drejtim, qoftë për shkak të problemeve që ndërlidhen me nivelin qendror të pushtetit, qoftë për shkak të problemeve të tjera.

Në takime morën pjesë edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, kryetari i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, dhe kryetari i Odës Ekonomike Gjermane, Albert Matoshi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here