Presidentja Jahjaga ua kujton atyre që ikin se BE-ja do t’i kthejë këtu

0

GJILAN, 11 SHKURT – Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga u ka thënë sot qytetarëve në Gjilan se “kjo rrugë e ikjes nuk po përçon një mesazh të mirë për qytetarët, veçanërisht për rininë, që është pasuria më e madhe për shtetin tonë”. “Këtë rrugë e bëjnë edhe më të pasigurt deklarimet e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian se të gjithë qytetarët do të kthehen në Kosovë”. “Rruga e ikjes nuk është rrugë e mirë, nuk është e sigurt. Qytetarët duhet të rrinë këtu. E ardhmja e tyre është këtu dhe së bashku me institucionet lokale dhe qendrore të vazhdojmë procesin e mëtutjeshëm të shtetndërtimit”, ka porositur ajo. “Vetëm së bashku ne mund ta arrijmë synimin tonë, që është integrimi në institucionet euroatlantike”, ka theksuar presidentja Jahjaga, duke iu drejtuar qytetarëve të Gjilanit dhe të gjithë Kosovës. “Ne si institucione gjithmonë kemi dhënë gjithë angazhimin dhe përkushtimin tonë që të punojmë për mirëqenien e qytetarëve tanë, për ndërtimin e jetës më të mirë të qytetarëve, që të kthejmë besimin e tyre, që t’ua kthejmë dinjitetin qytetarëve tanë”, ka shtuar ajo. Në një takim me kryetarin e komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, presidentja Jahjaga është njoftuar se fenomeni i migrimit ilegal të qytetarëve, ka shënuar rënje ditëve të fundit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here