Presidentja Jahjaga u përkul para varrit të ish presidentit Rugova, vizitoi edhe familjen e tij

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga bëri sot homazhe para varrit të ish-Presidentit, dr. Ibrahim Rugova, në dhjetëvjetorin e vdekjes së tij.

Ajo gjithashtu vizitoi familjen Rugova, ku u prit nga familjarët.

Në një deklaratë bërë me këtë rast, Presidentja Jahjaga theksoi:

“Në këtë dhjetëvjetor të vdekjes, kam ardhur të bëj nderime pranë varrit të liderit dhe të udhëheqësit të parë historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova.

Vizioni i tij na bën që të nderojmë dhe të kujtojmë me respektin më të madh liderin, arkitektin dhe udhëheqësin, i cili e orientoi popullin tonë dhe vendin tonë drejt vlerave properëndimore dhe drejt miqësisë së përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”

ajo

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here