Presidentja Jahjaga priti nënsekretarin e OKB-së Hervé Ladsous

0

Presidentja e Republikë së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim nënsekretarin e OKB-së për misione paqësore, Hervé Ladsous.
Presidentja Jahjaga e vlerësoi partneritetin që Kosova ka me bashkësinë ndërkombëtare, duke theksuar se vendi është një rrëfim i përbashkët i suksesit i popullit të Kosovës dhe institucioneve të saj dhe i bashkësisë ndërkombëtare. Presidentja Jahjaga theksoi se Kosova po e konsolidon praninë e saj ndërkombëtare, duke u bërë një faktor i rëndësishëm i paqes dhe stabilitetit jo vetëm në rajon dhe promovuese e fqinjësisë së mirë. Ajo tha se është me rëndësi pranimi i Kosovës në institucionet e organizatat ndërkombëtare posaçërisht në BE dhe OKB.
Presidentja Jahjaga e njoftoi zëvendëssekretarin e OKB-së për misione paqësore, z. Hervé Ladsous me përkushtimin e institucioneve të Kosovës për fuqizimin e rendit dhe ligjit dhe angazhimin në luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit. Duke folur për përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare në fushën e drejtësisë, Presidentja Jahjaga tha se Kosova është e përkushtuar që të zbatojë vendimet e marra me shumicë votash të Kuvendit të Kosovës për krijimin e Gjykatës Speciale, sepse kështu do të përmbyllte një kapitull të rëndë, që nuk gjykon luftën e popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi.
Duke folur për procesin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, Presidentja Jahjaga theksoi rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve të arritura dhe angazhimin e mëtutjeshëm drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve. Ajo tha se Republika e Serbisë duhet të heq dorë nga mbështetja e mëtutjeshme e strukturave ilegale në pjesën veriore të territorit të Republikës së Kosovës dhe të ndihmojë që qytetarët e komunitetit serb të integrohen në jetën shoqërore e institucionale të Kosovës.
Nënsekretari i OKB-së për misione paqësore z. Hervé Ladsous i vlerësoi të arriturat në Kosovë dhe shfaqi interesimin e tij për zhvillimet në Kosovë dhe rajon.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here