Presidentja Jahjaga iftar “ndryshe” për gratë e BIK-ut

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga shtroi mbrëmë iftar për gratë anëtare të Departamentit të Gruas në Bashkësinë Islame të Kosovës(BIK) dhe bashkëpunëtorët e tyre, të udhëhequra nga Besa Ismaili, prodekane në Fakultetin e Studimeve Islame. Sipas një njoftimi të lëshuar sot nga Presidenca e Kosovës, Jahjaga ka theksuar se kishte vendosur që këtë vit të shtrojë një darkë iftari “ndryshe”.
“Këtë vit kam vendosur të shtroj një darkë të Iftarit ndryshe, me qëllim të nderimit dhe respektit për gratë e Fakultetit të Studimeve Islame, që kanë marrë rol aktiv në jetën tonë të përditshme për të ndërtuar një shoqëri demokratike e tolerante, në harmoni me vlerat tona kulturore dhe kombëtare”, është shprehur ajo.
“Feja në Kosovë është pjesë e traditës sonë të pasur që tashmë po bëhet shembull gjithandej nëpër botë e cila po sfidohet nga probleme të shumta. Për ne në Kosovë harmonia ndërfetare është e natyrshme sepse jetëgjatësia e saj në këto troje daton me shekuj”, ka theksuar presidentja Jahjaga.
“Ne të gjithë kemi kontribuar që Kosova sot të jetë e lirë dhe e pavarur. Bashkësitë tona fetare kanë luajtur rol qenësor në bashkimin e qytetareve tanë. Një përpjekje e tillë e përbashkët për ta ndërtuar një Kosovë demokratike, që garanton barazinë e të gjithëve, është e domosdoshme sot. Kosova duhet t’iu qëndrojë besnike vlerave që e definojnë dhe në këtë rrugëtim të gjithë kemi kontribut për të dhënë”, ka theksuar e para e vendit, Atifete Jahjaga.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here