Presidentja Jahjaga i nderon Jasharajt në hapje të “Epopesë së UÇK-së”

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka bër sot homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz, në ditën e parë të manifestimit shtetëror “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”. “Kemi ardhur sot këtu, në këtë ditë të veçantë, për të nderuar figurën dhe emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, komandantin legjendar Adem Jashari, për të përkujtuar sakrificën individuale dhe kolektive të të gjithë atyre që ranë për ne, që ne sot të jemi vend i lirë, një vend i pavarur, një vend sovran dhe një vend i cili ka një të ardhme të sigurt drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike dhe në miqësi të përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë presidentja Jahjaga pas homazheve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here