Presidentja Jahjaga i nderon Jasharajt dhe Rugovën

0

PRISHTINË, 17 SHKURT – Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga e shoqëruar nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në 7 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, e ka vizituar sot Komplesion Memoerrial në Prekaz dhe ka bërë nderime te varri i Adem Jasharit dhe dëshmorëve të tjerë. ““Kemi ardhur sot këtu, në ditën e shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, që së bashku me kryeministrin, t’i shprehim nderimin tonë institucional dhe njerëzor për të gjithë veprimtarinë, për të gjithë kontributin dhe sakrificën që kanë dhënë të gjithë këta luftëtarë, veprimtarë dhe atdhetarë, për lirinë dhe pavarësinë e shtetit tonë, që ne sot të jemi një vend i lirë, që të jemi një shtet i pavarur, një shtet demokratik, një shtet sovran, i cili ka një perspektivë të qartë drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike”, ka deklruar ajo pas kësaj vizite. Jahjaga sot e ka vizituar edhe varrin e ish presidentit Ibrahim Rugova. “Në shënimin e shtatë vjetorit të shpalljes së pavarësisë, erdhëm që t’i bëjmë nderimet tona institucionale këtu pranë varrit të presidentit të parë historik, dr.Ibrahim Rugovës, ideatorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, i cili arriti të mobilizojë gjithë popullin e Kosovës rreth platformës së tij për liri, pavarësisë demokraci dhe të sigurojë një përkrahje të fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të vendeve të Bashkimit Evropian”, është shprehur ajo. “Sot Kosova është vend i lirë, i pavarur, sovran, vend që ka një perspektivë të qartë të integrimeve evropiane dhe euroatlantike”, ka theksuar Presidentja Jahjaga në një deklaratë bërë me këtë rast.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here