Presidentja e merr në telefon kryetarin e Malishevës, interesohet rreth përmbytjeve

0

Situata e rëndë nga vërshimet, ka bërë që edhe Presidentja e vendit të interesohet për situatën e krijuar nga vërshimet e mëdha në Komunën e Malishevës. Për këtë qëllim, Presidentja e Republikës së Kosovës, znj.Atifete Jahjaga, sonte, përmes telefonit ka kontaktuar kryetarin e Komunës së Malishevës, z.Ragip Begaj, ku është informuar për situatën, ka njoftuar Zyra për Informim e Komunës së Malishevës.

Pas informimit të situatës nga vërshimet, kryetari Begaj e ka falënderuar presidenten Jahjaga, për interesimin e institucionit më të lartë të vendit, lidhur me situatën e krijuar nga vërshimet, e që në Malishevë, u përcoll me dëme të mëdha.

“Kryetari e ka informuar presidenten e vendit, lidhur me vërshimet dhe mobilizimin e Komunës së Malishevës, për menaxhimin e situatës nga vërshimet, që askush deri më sot, nuk e mbanë mend një sasi kaq të madhe të ujit.”, thuhet në njoftim.

Përndryshe situata aktuale nga vërshimet sipas kësaj informate të lëshuar rreth orës 20:00, ka filluar të qetësohet ndërsa, dëmet janë të konsiderueshme. Fatbardhësisht, e gjithë kjo situatë, deri më tani ka kaluar pa pasoja në njerëz.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here