Presidentja e mbështetë vendimin e qeverisë rreth Gjykatës Speciale

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga e ka mbështetur vendimin e Qeverise së Republikës së Kosovës për të procesuar amendamentet kushtetuese që kanë të bëjnë me Gjykatën Speciale. “Ky është hapi i parë drejt realizimit të obligimit të Republikës së Kosovës që del nga marrëveshja ndërkombëtare e votuar me 2/3 e votave të deputetëve”, ka theksuar presidentja Jahjaga sot në një deklaratë publike. “Krijimi i gjykatës reflekton angazhimin e Kosovës për një proces të pavarur dhe të paanshëm për t’u marrë me akuzat e raportit të Këshillit të Evropës në mënyrë kredibile. Kjo gjykatë do të përqendrohet në individë dhe veprime individuale dhe nuk është gjykim i përpjekjeve kolektive të popullit tonë për çlirim dhe liri”, është përmbyllur deklarata e presidentes.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here