Presidentja e ka dekretuar ndryshimin e Ligjit për “Trepçën”

0

PRISHTINË, 29 JANAR – Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga e ka dekretuar Ligjin nr. 05/L-008 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-035 për riorganizimin e ndërmarrjeve të caktuara dhe pasurisë së tyre, të miratuar në seancën plenare të Kuvendit te Republikës së Kosovës, më 19 janar 2015.”Qëllimi i këtij ligji është që t’i japë kohë dhe hapësirë Qeverisë së Republikës së Kosovës të parandalojë likuidimin e “Trepçës”, kësaj pasurie të patjetërsueshme të Kosovës dhe qytetarëve të saj, dhe të krijojë kushtet që do të ndihmojnë zhvillimin ekonomik të Kosovës”, thuhet në një njoftim nga Presidenca. “Presidentja Jahjaga shpreson se ky ligj do t’i mundësojë Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës të gjejnë zgjidhje afatgjate dhe të qëndrueshme për këtë aset vital të Republikës së Kosovës që do të rrisë prosperitetin e të gjithë qytetarëve të saj”, theksohet aty.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here