Presidentja e dekoroi gjeneral Kadri Kastratin me “Urdhrin e Pavarësisë”

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga e ka dekoruar sot komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Kadri Kastratin me “Urdhrin e Pavarësisë”. Në ceremoninë e organizuar për këtë rast ishin të pranishëm edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, si dhe zyrtarë të tjerë të FSK-së. “Nën udhëheqjen tuaj e kemi parë FSK-në të ngritet mbi çdo sfidë, të fuqizohet dhe të kalojë barriera fizike, me shtrirjen e dorës së ndihmës secilit qytetar të Kosovës. Ju keni dhënë kontribut të çmueshëm për ndërtimin e vizionit për të ardhmen e FSK-së dhe transformimin e kësaj force në Forcat e Armatosura të Kosovës, një përgjegjësi që u mbetet ta jetësojnë pasardhësit tuaj”, i është drejtuar Presidentja Jahjaga, Kastratit i cili ka përfunduar detyrën e tij dhe ka kaluar në pension. Gjeneral Kastrati e ka falënderuar Presidenten Jahjaga për vlerësimin rreth punës së tij, i ka falënderuar ushtarët , nënoficerët dhe oficerët e FSK-së, ministrin e FSK-së, për përkrahjen e vazhdueshme për zhvillimin dhe transformimin e FSK-së.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here