Presidentja dekretoi edhe gjyqtaren e kontestuar

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga e ka dekretuar sot emërimin e Gresa Caka-Nimani dhe Selvete Gërxhaliu, gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Pas pranimit të propozimeve nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, Presidentja Jahjaga, siq është bërë me dije nga Presidenca, sot bëri dekretimin e dy gjyqtareve të Gjykatës Kushtetuese, duke kompletuar numrin e nëntë gjyqtarëve të kësaj gjykate.

Ndërkaq, gjyqtaret Gresa Caka-Nimani dhe Selvete Gërxhaliu dhanë betimin para presidentes Jahjaga.

Nga njoftimi i presidentes shihet se është dekretuar edhe gjyqtarja e kontestuar nga opozita dhe shoqëria civile, Selevete Gërxhaliu, e cila ka qenë kandidate e LDK-së për deputete dhe është e martuar me një ish-deputet të LDK-së për qka i ishte bërë thirrje asaj që të mos e dekretoj.

Në ceremoninë e betimit ishte e pranishme edhe kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here