Presidenti Trump ngushëllon për vdekjen e Bushit

0

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e ka publikuar një letër ngushëllimi për vdekjen e ish-presidentit amerikan, George H.W. Bush. Në të, ai thotë se Bushi ka qenë tepër i përkushtuar ndaj besimit, familjes dhe shtetit, duke frymëzuar breza për të shërbyer në sektorin publik.

“Melania dhe unë i bashkohemi pikëllimit kombëtar të humbjes së ish-presidentit George H.W. Bush, i cili ndërroi jetë mbrëmë. Përmes autenticitetit të tij thelbësor, oratorisë dhe devotshmërisë ndaj besimit, familjes dhe vendit, ai ishte frymëzim për amerikanët që të shërbejnë për shtetin dhe të jenë, siç thoshte ai, “një mijë burime drite” për t’i ndriçuar madhështinë, shpresën dhe mundësitë e Amerikës para botës”, thuhet në letrën e Presidentit Trump.

“Me aftësi të mira gjykuese dhe vlerësuese e me cilësinë e udhëheqësit gjakftohtë, Presidenti Bush e udhëhoqi kombin tonë dhe botën drejt një përfundimi paqësor dhe fitimtar të Luftës së Ftohtë. Si President, ai i vuri themelet e prosperitetit që e gëzuam më vonë. Edhe pas tërë asaj që arriti, ai mbeti modest dhe vazhdoi të bënte thirrje për shërbim ndaj vendit”, vazhdon deklarata.

Përpos për shërbimin që ia bëri shtetit gjatë tërë jetës, ne do ta kujtojmë Presidentin Bush për zellin e tij ndaj familjes, sidomos për dashurinë e jetës së tij, Barbaran. Shembulli i tij do të jetojë gjatë dhe do të vazhdojë t’i nxisë amerikanët drejt kauzave më të mëdha. Zemrat tona ndiejnë dhimbje për humbjen e tij dhe ne i dërgojmë lutjet tona për tërë familjen Bush, duke e nderuar jetën dhe veprën e 41-shit”, shkruhet në letrën e Presidentit Trump.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here