Presidenti Trump ka nderuar shqiptarin Ramiz Tafilaj

0

Presidenti amerikan Donald Trump ka nderuar shqiptarin Ramiz Tafilaj.

Presidenti amerikan Donald Trump ka nderuar Ramiz Tafilajn për punën e palodhshme për shqiptaro-amerikanët dhe për përkushtimin e tij për ta bërë botën vend më të mirë.

Pasi kishte mërguar në Shtetet e Bashkuara më 1973, Tafilaj është veprimtar aktiv i komunitetit shqiptar në Amerikë dhe Ballkan.

Ai ka sponsoruar mbi 100 studentë shqiptarë dhe nga vende të ndryshme të botës, shumë prej të cilëve kanë banuar në shtëpinë e tij.

Në fundvitet 1980, ai ua bëri të qartë Shteteve të Bashkuara domosdoshmërinë për ta përkrahur Kosovën dhe për të themeluar një parti demokratike, që sot është Lidhja Demokratike Kosovës.

Tafilaj ka qenë kryetar i komitetit ndërkombëtar të Odës Ekonomike Northwest Houston, një organizatë e fuqishme që zhvillonte lidhje biznesi me Kosovën. Ai ka shërbyer dhe në borde drejtuese të shumë industrive, përfshirë shëndetësinë, bankat dhe arsimin.

Pasi e kishte nderuar me Çmimin për Arritje Jetësore, në letrën e tij, presidenti amerikan Donald Trump falënderoi zotin Tafilaj për përkushtimin e tij për t’i ndihmuar njerëzit në nevojë.

“Keni shërbyer si model i shpirtit amerikan. Orët e shumta të shërbimit tuaj kanë forcuar lidhjet e bashkëpunimit dhe besimin që afron njerëzit me njëri-tjetrin, ndërsa keni ndihmuar për të zgjidhur disa nga sfidat më të mëdha të kohës sonë”, thuhet në letër.


PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here