Presidenti Thaçi tallet me metaforën e kryeministrit Haradinaj

0

Presidenti i Republikës, HashimThaçi është tallur me metaforën e kryeministrit Ramush Haradinaj rreth tërheqjes së taksave ndaj Serbisë dhe BeH.

“Bora ka zënë të shkrihet shpejt…Uroj të mos bëhet skllotë!”,ka shkruar presidenti në faqen e tioj në Facebook.

Kryeministri Haradinaj ditëve të fundit kur është pyetur nëse do të hiqet taksa ndaj Serbisë, disa herë e ka ndërlidhur këtë me shkrirjen e borës.

I pyetur rreth mundësisë se a më parë do të hiqet taksa apo do të bie Qeveria, Haradinaj ishte shprehur se bora do të shkrihet.

“Ka me u shkri bora dikur”, ka thënë ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here