Presidenti Thaçi propozon rritje solide të pagave për ushtarët e Ushtrisë së Kosovës

0

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, tha se për ushtrinë e Kosovës ka një unanimitet të plotë në Kosovë.

“Tani kemi themeluar ushtrinë e Kosovës, tani të gjithë jemi për ushtrinë e Kosovës dhe për këtë ka një unanimitet të plotë në Kosovë, të zhvillimit të saj, të punës së mbar të saj, të realizimit të qëllimit dhe të misionit të saj. Unë si president i Kosovës dhe komandant suprem i FSK-së, kam vendosur t’i propozoj qeverisë së Kosovës, rritjen e pagave për Ushtarët e FSK-së”, tha  Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi pas drekës që pati me ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, raporton RTKlive.

Sipas tij me rritjen e pagave ushtarët e FSK-së do të ketë arritje dhe jetë më të mirë. “Unë shpresoj që qeveria të rritë pagat në mënyrë solide. Të gjithë duhet të jemi mobilizuar për këtë”, tha ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here