Presidenti Thaçi është takuar në Londër, me ish-Kryeministrin, Tony Blair

0

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar në Londër, me ish-Kryeministrin e Britanisë së Madhe, Tony Blair.

Thaçi e ka bërë të ditur këtë takim nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Twitter.

Duke e cilësuar si njëri nga njerëzit me kontribut të jashtëzakonshëm në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, Thaçi ësht shprehur se Blair mbështet dialogun dhe një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ai mbështet plotësisht procesin e dialogut për një marrëveshje përfundimtare përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë që çon në njohjen reciproke dhe anëtarësimin në NATO, BE dhe OKB për #Kosovën”, ka shkruar Thaçi.

Ky është postimi i tij i plotë:

Kam pasur një takim të madh në Londër me mikun tim Toni Blair. Kontributi i tij ndaj lirisë dhe pavarësisë sonë është i jashtëzakonshëm. Ai mbështet plotësisht procesin e dialogut për një marrëveshje përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë që çon në njohjen reciproke dhe anëtarësimin në NATO, BE dhe OKB për Kosovën.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here