Presidenti serb nuk ka ndryshuar metodat fashiste,etiketon edhe gazetarët si “terrorist”

0

Një komunikatë skandaloze e presidentit Tomisllav Nikoliq, me të cilën ia ka vënë një gazetare jo serbe shënjestrën për gjuajtje në shpinë, për arsye se asaj nuk i përfundon mbiemri me prapashtesën “iq” mund të kualifikohet më së paku si “fjalim urrejtjeje”.
Kabineti i Nikoliqit para tre ditësh ka publikuar një kumtesë në të cilën, me emër e mbiemër një gazetare gorane e lidh me terrorizëm, transmeton lajmi.net.

Bashkëbisedues të gazetës serbe Blic thonë se në këtë mënyrë Nikoliq ia ka rrezikuar sigurinë gazetarëve, veçmas një gazetare emri dhe mbiemri i së cilës nuk janë tipik serb.

“Kjo që ka bërë kabineti i Nikoliqit është fare afër fjalimit urrejtës, sepse në komunikatë është aluduar në origjinë të vetëm një gazetari të ekipit gazetar, dhe atë e ka vënë në kontekst të terrorizimit, tha Dragan Popoviq, drejtor i Qendrës për politikë praktike.

Sipas tij, diçka e tillë ka qenë krejtësisht e pritshme “Nga Tomisllav Nikoliq i deri para disa viteve”, por është pritur që tash ai “mbase ka ndryshuar”.

Kabinet i Nikoliqit para tre ditësh ka përmendur me emër e mbiemër një gazetare të gazetës “Alo”, duke e lidhur atë me terrorizmin. Kjo vetëm për arsye se detyrë e saj ishte të konstatonte gjendjen pasurore të djalit të vogël të Nikoliqit, i cili është përzgjedhës i kombëtares së futbollit të juniorëve të Serbisë. Ai, sipas gazetës “Alo”, jeton në një shtëpi super të madhe e të pajisur në lagjen më të shtrenjtë të Beogradit, në Dedinje.

Gazetarja e shënjestruar nga Nikoliqi është një pjesëtare e komunitetit goran, e lindur në Prizren.

Drejtoresha e Iniciativës së të rinjve për të drejtat e njeriut, Anita Mitiq tha se kumtesa e presidentit Nikoliq pasqyron raportin e tij ndaj medieve dhe personave të nacionaliteteve tjera.

Ndaj kësaj komunikate skandaloze të kabinetit të presidentit serb kanë reaguar ashpër edhe shoqatat e gazetarëve dhe shumë asociacione tjera.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here