Presidenti Meta kërkon nga Kurti dhe VV të përfshihen në dialogun Kosovë-Serbi

0

Presidenti Ilir Meta ka pritur mbrëmë në Tiranë drejtuesin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin.

Kreu i Shtetit përmes një statusi në “Facebook” thotë se duke vlerësuar rolin e partisë së Kurtit, VV duhet të jetë më aktive dhe të luajë rolin në dialogun e brendshëm politik në Kosovës, si dhe të japë kontribut për normalizimin e raporteve me Serbinë përmes dialogut dhe bisedimeve.

“Kënaqësi e veçantë të prisja sot në mbrëmje në një takim të veçantë Liderin e Vetëvendosjes, z.Albin Kurti.

Forcimi i bashkëpunimit midis dy vendeve tona në interes të përbashkët dhe të forcimit të perspektivës europiane jo vetëm të Shqipërisë e të Kosovës, por të gjithë rajonit tonë ishte temë kryesore.

Në këtë drejtim theksova rëndësinë e dialogut Kosovë-Serbi që t’i shërbejë të ardhmes europiane të të dy vendeve dhe konsolidimit të bashkëjetesës e paqes në rajon. Vlerësova se Vetëvendosja si forcë kryesore politike duhet të luajë rol të rëndësishëm për forcimin e shtetit të Kosovës dhe arritjen e konsensusit të plotë për një dialog të suksesshëm dhe të qëndrueshëm me Serbinë”, ka shkruar Meta.

Edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka njoftuar për takimin me presidentin Meta ku ai ishte i shoqëruar nga deputeti Liburn Aliu.

“Biseduam për situatën politike në Kosovë e Shqipëri, për dialogun e paralajmëruar me Serbinë si dhe për zhvillimet në rajon. Konstatuam bashkarisht që shtetet tona duhet të bashkëpunojnë e bashkërendohen sa më shumë në arenën ndërkombëtare, për integrimet evropiane e kombëtare si dhe për çështjet ballkanike”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here