Presidenti jep ngapak detaje rreth takimit me ambasadorin Kosnett dhe biseden me Mitchell

0

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka theksuar se në takimet që kanë pasur me ambasadorin amerikan, Philip S. Kosnett, kanë biseduar për çështje të rëndësishme shtetërore, për ruajtjen e partneritetit të përjetshëm me SHBA-në dhe për procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Postimi i Thaçi në Facebook:

Sot, në prezencë të ambasadorit amerikan në Kosovë, Philip S. Kosnett, kam zhvilluar takime të përbashkëta me liderët institucionalë, me kryeparlamentarin Kadri Veseli, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj e Behgjet Pacolli. Në këto takime kemi biseduar për çështje të rëndësishme shtetërore, për ruajtjen e partneritetit të përjetshëm me SHBA-në dhe për procesin e dialogut Kosovë-Serbi. Interesi shtetëror duhet të bëjë bashkë gjithë spektrin politik, për të marrë vendime të rëndësishme për perspektivën e qytetarëve dhe për të ardhmen tonë euroatlantike, në përputhje me interesat e SHBA-së dhe partnerëve strategjikë të Kosovës. Prandaj, në ditët në vijim, pres vendimmarrje të përgjegjshme në përputhje të plotë me interesat shtetërore. Nuk kemi kohë për të humbur.

Presidenti Hashim Thaçi gjatë ditës së sotme veq me këshilltarin e presidentit Trump, John Bolton, ka ka biseduar në telefon edhe me Ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Wess Mitchell, me të cilin është pajtuar që ta vazhdojnë përkushtimin në fazën e fundit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Postimi i Thaçit në Facebook:

Një bisedë telefonike kisha edhe me Ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Wess Mitchell, me të cilin bisedova për situatën politike në Kosovë. Ne u pajtuam që ta vazhdojmë përkushtimin tonë në fazën e fundit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Të gjitha institucionet në SHBA janë në mbështetje të Republikës së Kosovës për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, e cila përfundimisht do të sjellë paqe dhe stabilitet afatgjatë në Ballkanin Perëndimor. Kosova është unike dhe plotësisht e vetëdijshme për këtë mundësi historike.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here