Presidenti i Livornos: Nuk e shes ekipin tek shqiptarët, janë llafazanë

0

“Po çfarë shqiptarësh … lejeni fare. Unë nuk ua shes Livornon atyre llafazanëve. Ecim përpara ne”. Kjo është përgjigja e dhënë ditën e sotme nga Aldo Spinelli, presidenti aktual i ekipit të Seria B, i cili ka folur për median italiane.

Spineli ka thënë se do të emërojë një një administrator të ri që do të luajë edhe rolin e presidentit në vend të tij. Në këtë mënyrë ai ka hedhur poshtë shitjen e skuadrës.

Ai ka thënë se nuk ka asnjë tratativë me grupin e shqiptarëve.

Veç dy ditë më parë, Sportal.al shkruajti duke thënë se skuadrën e Livornos në Itali do të blinte biznesmeni shqiptar Irfan Hysenbelliu në bashkëpunim me Luçiano Moxhin.

Këto ditë u raportua se shqiptari Irfan Hysenbelliu do që ta blejë klubin italian, por ai vetë e ka mohuar një gjë të tillë.

il-tirreno

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here