Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ngushëllon familjen Mavraj

0

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka ngushëlluar familjen Mavraj me rastin e vdekjes së anëtarit të tyre. Të premtën është kumtuar lajmi për vdekjen e futbollistit të Shqipërisë, Mërgim Mavraj. “Thellësisht i prekur nga humbja e jetës së njeriut tuaj të dashur, më lejoni që në emrin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Komitetit Ekzekutiv dhe në emrin tim, t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e babait tuaj. Në këtë moment të veshtirë për familjen Mavraj, ne të gjithë, si komunitet futbolli në Shqipëri, ndodhemi pranë jush, për t’ju lehtësuar sadopak dhimbjen. Sigurisht, që humbja është e rëndë e për ta kapërcyer, me ndihmën e Zotit, juve ju duhet shumë forcë dhe vullnet. Shpresojmë shumë, që ta kaperceni me sa më pak dhimbje një çast të tillë të vështirë për çdo familjar dhe bir. Ju pastë lënë kujtimet më të mira dhe u prehte në paqe. Edhe njëherë pranoni ngushellimet më të sinqerta edhe në emër të ekipit kombëtar dhe stafit të tij.

Me respekt

Armand Duka

President i FSHF”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here