Presidenti i Francës merr librin për Kosovën

0

Presidenti i Francës, Francois Hollande është parë tek mbante në duar librin për Kosovën.

Ky libër konsiderohet si më pozitivët që paraqitet Kosova në vendet frankofone, raporton lajmi.net.

Me titullin origjinal “Kosovo: récits sur la construction d’un Etat”, me sajuesit e saj Sébastien Gricourt dhe Gilles Pernet, në shqip përkthehet “Kosova: rrëfime mbi konstituimin e një Shteti”.

Libri, i punuar nga dy dashamirë të Kosovës, ka treqind e dyzet faqe që janë të ndara në dy pjesë. Në pjesën e parë, nën titullin e përbashkët.

“Nga çlirimi deri të pavarësia”, janë përfshirë kontributet e pesëmbëdhjetë autorëve, ndërkaq, në pjesën e dytë, që mban titullin “Nga pavarësia drejt një shteti sovran”, janë përmbledhë shkrimet e katërmbëdhjetë autorëve të ndryshëm.

Libri është i përkthyer edhe në shqip.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here