Presidenti Biden përmes një video-mesazhi konfirmon partneritetin e palëkundur të ShBA-ve me Kosovën

0

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden përmes një video-mesazhi u është adresuar qytetarëve të Kosovës duke konfirmuar partneritetin e palëkundur të ShBA-së për Kosovën. Biden ka falenderuar presidenten Vjosa Osmani e cila të dielën do të ndajë Medaljen Presidenciale për Sundimin e Ligjit për djalin e ndjerë të presidentit Biden, Beau Biden.

“Duke pranuar këtë çmim në emër të djalit tonë,  dua të duartrokas progresin e jashtëzakonshëm që Kosova ka bërë këto 20 vjetët e fundit. Kam qenë atje disa herë, dhe të gjithë njerëzit që punojnë pa u lodhur për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur që Beau ka besuar për njerëzit e Kosovës. Ka edhe shumë punë për të bërë që nuk kam nevojë të ju tregoj, më shumë punë për të luftuar korrupsionin, për të mbrojtur të drejtat e pakicave etnike dhe religjioze, për të ndërtuar marrëdhënie pozitive me shtetet fqinje dhe për të rritur zhvillimin ekonomik. Ju zotohem se Shtetet e Bashkuara do të mbeten partneri i palëkundur i Kosovës në këtë punë, kështu që së bashku ne mund të dëshmojmë se demokracitë janë në gjendje të ofrojnë për nevojat e njerëzve të tyre”, ka thënë ndër të tjera presidenti Biden në video-mesazhin e tij për Kosovën.

Presidentja Vjosa Osmani, ka njoftuar se të dielën do të ndajë Medaljen Presidenciale për Sundim të Ligjit për të ndjerin Beau Biden, të birin e Presidentit amerikan Joe Biden për kontributin e tij në këtë fushë gjatë shërbimit të tij në Kosovë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here