Presidentes Jahjaga ia dorëzoi letrat kredenciale edhe ambasadori i ri hungarez

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti sot në takim ambasadorin e jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Republikës së Hungarisë, Laszlo Markusz, i cili i dorëzoi letrat kredenciale.
Presidentja Jahjaga e përgëzoi ambasadorin Markusz për detyrën e re dhe vlerësoi lart mbështetjen që Hungaria i ka dhënë Kosovës në vazhdimësi. Ajo tha se bashkëpunimi dhe marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë duhet të zgjerohen në fusha të ndryshme, me theks të veçantë në fushën e ekonomisë.
Ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Hungarisë, Laszlo Markusz, shprehu gatishmërinë e qeverisë së tij për të vazhduar mbështetjen për Kosovën dhe proceset e saj të integrimeve euroatlantike.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here