Presidenca e Shqipërisë ul flamurin në gjysmështizë për vdekjen e Bushit

0

Presidenca ka ulur ditën e sotme flamurin në gjysmë shtizë, në nderim të ndarjes nga jeta të ish-Presidentit amerikan George H.W Bush.

“Në nderim e mirënjohje të veprës së vyer të Presidentit të 41 të SHBA-ve, George H.W Bush ndaj ndryshimeve të para demokratike në Shqipëri e qëndrimit të tij të palëkundur për liritë e të drejtat e shqiptarëve, veçanërisht në Kosovë, në vlerësim e respekt të thellë ndaj betejës së tij të palodhur për lirinë dhe shembjen e Murit të Berlinit, Flamuri Kombëtar në Institucionin e Presidencës është ulur sot në gjysmështizë”, shkruan Meta.

Bush, Presidenti i 41 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u nda nga jeta në moshën 94-vjeçare gjatë kësaj të premteje.

Bushi i parë, prej vitesh vuante nga Parkinson dhe qëndronte në karrocë me rrota.

Ai ishte në krye të Shtëpisë së Bardhë nga vitet 1989 deri 1993, duke u marrë kryesisht me politikën e jashtme.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here