Prend Buzhala, çmimin e parë në “Ditët e Çajupit”

0

 Shkrimtari Prend Buzhala ka njoftuar sot në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook se është fitues I çmimit të parë gjatë veprimtarive ndërkombëtare “Ditët e Çajupit” që u mbajt në Universitetin “Eqrem Çabej” në Gjirokastër në mars të këtij viti. Çmimin e parë Buzhala e ka fituar me kumtesën “ÇAJUPI: SHKRIMTARI I DY EPOKAVE HISTORIKO- LETRARE (KONTEKSTE HISTORIKO-LETRARE, DISKURSE, KODE E TEMATIZIME)”.

 

Lexojeni më poshtë njoftimin e plotë të shkrimtarit Prend Buzhala:

 

“Një lajm që më gëzon dhe nderon:

Çmim i parë: Prend Buzhala, studiues, shkrimtar, poet, eseist, Kosovë për kumtesën: 
“ÇAJUPI: SHKRIMTARI I DY EPOKAVE HISTORIKO- LETRARE (KONTEKSTE HISTORIKO-LETRARE, DISKURSE, KODE E TEMATIZIME)”.

Kumtesa u prezantua në Universitetin “Eqrem Çabej” në Gjirokastër, gjatë veprimarive ndërkombëtare “Ditët e Çajupit”. Çmimi u dha për studime e kritikë letrare nga SHPALLJA E FITUESVE TË KONKURSIT të LNPSHA “PEGASI” ALBANIA dhe Shoqata Atdhetare – Kulturore “Çajupi”, në “DITËT E ÇAJUPIT” 27-28 mars 2015. 
Çmime të tjera u dhanë edhe për poezi, skica, reportazhe, kumtesa kritiko-letrare e studimore, për rrjetin mediatik, për tekst dhe interpretim kënge, për interpretime të poezive nga aktorë e krijues, për koncertin më të mirë me këngë popullore, kurse pati dhe çmime speciale, inkurajuese etj.”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here