Premtimi për publikimin e listave, e përfundon protestën e veteranëve

0

Ka përunduar protesta e veteranëve. Një takim mes përfaqësuesëve të ish – luftëtarëve të UÇK-së me anëtarët e Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve…ka bërë që të ndërpritet protesta e sotme e organizuar nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtareve të UÇK. Xhevdet Qeriqi, kryetar i këtij këshilli ka thënë për media se në këtë takim e ka marrë zotimin se publikimi i plotë i listave do të bëhet deri javën e ardhshme.
Disa qindra veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të mbledhur para oborrit të Qeverisë, e kanë nisur sot protestën e tyre me dhunë duke shtyrë rrethojat e ndërtesës së Qeverisë. Ata pak kohë më vonë ia kanë dalë t’i kalojnë rrethojat e oborrit të Qeverisë dhe kanë ndaluar aty. Ka patur edhe përleshje mes veteranëve protestuesë dhe pjestarëve të Policisë së Kosovës.
Qeriqi ka bërë thirrje për protestë të qetë. Ai ka tërherqur vëmendjen se protestuesit nuk kanë nevojë të përleshen me policinë sepse siq ka theksuar ai, ata kanë dalë në shesh për t’i kërkuar të drejtat e tyre e që është publikimi i të gjitha listave.
Organizatorët e protestës kanë theksuar se nëse listat nuk publikohen me kohë protesta do të vazhdojnë dhe do të jenë edhe më të dhunshme.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here