Prej sot në Prishtinë ju vet mund ta nxjerrni ekstraktin e lindjes

0

Komuna e Prishtinës bën përurimin e vetëshërbimit të parë digjital ku qytetarët do të vetë shërbehen për t’u pajisur me ekstraktin e lindjes për nevoja interne.

Të pranishëm në këtë ngjarje do të jenë kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, drejtori i Administratës Komunale, Muhedin Nushi si dhe bashkëpunëtorë që ndihmuan në realizimin e këtij projekti.
Ky vetëshërbim digjital do t’i ketë tre komponentë:

1. E – Kioska (aparati i cili mundëson nxjerrjen e ekstraktit të lindjes për përdorim intern)

2. Mundësia e shtypjes së formularëve nga cilado drejtori e Komunës së Prishtinës

3. Dërgimi i formularëve të plotësuar drejtpërsëdrejti në mënyrë automatike në Qendrën për Shërbime me Qytetarë.

Ky lloj vetëshërbimi digjital është i pari në regjionin e Ballkanit Perëndimor dhe do të ofrojë shërbime 24 orë në ditë, 7 ditë në javë./Indeksonline/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here