Preferojnë burgun në Hungari e jo kthimin ne Kosovë

0

Ikjen e kosovarëve nga shteti i tyre nuk po e ndalojnë as thirrjet e autoriteteve gjermane e austriake që po u thonë kosovarëve se për ta nuk do të ketë azil

Shtatë shqiptarë të moshës se re kanë ikur Malisheva para disa ditësh, kur u mendua se edhe është ndërprerë vala e emigrimit ilegal.

KTV’ja ka biseduar në telefon me Durim Bytyqin nga kjo komunë, i cili tregon se me gjithë vështirësitë që po ballafaqohet në kampin hungarez, ai nuk e sheh zgjidhje kthimin në Kosovë.

Bytyçi ka treguar se janë rreth 100 të rinj meshkuj nga Kosova që gjenden në kampin hungarez.

Ai pohoi se autoritetet hungareze atij dhe shokëve me të cilët gjendet në kamp ua kanë caktuar një masë qëndrimi prej 2 javësh.

Por, sipas tij, sapo të përfundojë kjo periudhë qëndrimi në këtë kamp, do t’ia mësyjë sërish Gjermanisë, ndërkaq theksoi se ata që kanë një punë të përhershme dhe një pagë të qëndrueshme në Kosovë nuk ia vlen ta marrin këtë rrugë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here