Prangosen nga policia për dyshime se më 1999 plagosën një shtetas kosovar

0

Kukës 24 janar 2015 – Dy persona u arrestuan sot për një plagosje të kryer 16 vite më parë.  Policia  vuri  në pranga 37-vjeçarin Agim Spahia dhe 44-vjeçarin Gëzim Voja, pasi më 16 maj të vitit të largët 1999 dy të arrestuarit plagosën rëndë më armë zjarri një shtetas kosovar në fshatin Mëzes të Kukësit.

Dje u bë i mundur dokumentimi ligjor i kësaj ngjarjeje dhe ndalimi i autorëve të dyshuar. Por surprizat për policinë nuk mbaruan këtu, pasi gjatë kontrollit në banesën e Gëzim Vojës në fshatin Shtane të komunës Malzi iu gjetën 91 kallëpe tritoli, lëndë eksplozive e llojit e llojit Nobeleks TG si dhe 23 kapsollë.

Policia vijon punën për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, ndërsa materialet procedurale i kanë kaluar prokurorisë së Kukësit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here