Prangosen në Morinë dy shqiptarë të kërkuar nga Interpoli

0

Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar u arrestuan mëngjesin e së shtunës nga policia në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinës, në Kukës.

Policia e Shtetit bëri të ditur se, gjatë përpunimit të dokumentacionit të shtetasve u kap 48-vjeçari nga Peja e Kosovës, Ferid Toska, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane për “vjedhje me dhunë” dhe “pjesëmarrje në organizatë kriminale”.

Gjithashtu, po në këtë pikë të kalimit kufitar u kap shtetasi në kërkim ndërkombëtar, Skënder Driza. Sipas policisë, ndaj 45-vjeçarit nga Shijaku një gjykatë italiabe ka lëshuar urdhrin e arrestit dhe e ka dënuar atë me 20 vjet burg për “shfrytëzim prostitucioni” dhe “bashkëpunim në organizatë kriminale”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here