Pranë ngrohtores së shkollës gjendet i vdekur punëtori teknik, ngrohtorja e padëmtuar

0

Sot rreth orës 07:40 policia në Prizren ka pranuar një informacion i cili bënte me dije se në bodrumin e Shkollës Fillore “Luigj Gurakuqi” ishte gjetur pa shenja jeta punëtori teknik i cili përkujdesej për ngrohtoren e shkollës. Zëdhënësi rajonal i Policisë së Kosovës, Hazir Berisha duke e kualifikuar rastin si “vdekje e dyshimtë” ka njoftuar se pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipi i hetuesve rajonalë dhe krim teknika. Po ashtu në vendin e ngjarjes ishte edhe prokurori i shtetit dhe mjeko ligjorët të cilët e kanë marrë trupin e pa jetë për autopsi. Të pranishëm merret vesh se kanë qenë edhe zjarrëffikësit dhe inspektorët e punës. Berisha ka njoftuar se pas hetimeve fillestare nuk janë vërejtur dëmtime në sistemin e ngrohtores. Njç rast vdekjeje të punëtorit teknik pranë ngrohtores ka ndodhur para do kohësh edhe në shkollën fillore të Malishevës por aty ngrophtorja ishte shkatërruar totalisht.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here