Pozita e akuzon opozitën se përdori gaz lotsjellës në Kuvend

0

Pozita e ka akuzuar opozitën se ka lëshuar gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Kryetari i Grupit Parlamentar i LDK-së Ismet Beqiri i ka quajtur sulme veprimet e sotme të opozitës në Kuvend.

Beqiri për KTV-në ka thënë se lëshimi i gazit lotsjellës në Kuvend nuk është demokraci dhe ka përkujtuar se gaz e plumba kundër shqiptarëve kishte përdorur dikur polica dhe ushtria serbe kundër shqiptarëve.

Ai ka shtuar se ka mënyra tjera demokratike për të arritur qëllimet politike e jo tymi e skalperët.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here