Postimi që preku rrjetin…

0

Një postim në Facebook nga një britanik ka prekur rrjetin.

Michael Evans, 27 vjeç, i fejuar me Andrea Nally, ka rrëfyer se si po udhëtonte me autobus në mbrëmje.

Në autobus ishte një i pastrehë shumë i edukuar.

Sapo në autobus hipi një grua me një karrocë fëmijësh, ai i liroi vendin.

Më pas hipi një i moshuar.

Ai sërish e liroi vendin.

Sa herë ai kërkonte ndjesë kur ngrihej.

Por në fund, teksa i duhej të zbriste, i kërkoi shoferit të autobusit që monedhat e tij, t’ia kthente në kartmonedhë, pasi duhej të paguante hostelin.

Shoferi e pa me arrogancë dhe nuk ia bëri nderin e kërkuar. Megjithatë ai zbriti nga autobusi, e falenderoi dhe i uroi natën e mirë.

Kjo bëri që Evans t’ia paguante atë natë në hostel.

“Nuk i kam shpenzuar kurrë ndonjëherë më mirë ato 7.40 sterlina,” tha 27-vjeçari.

Edhe pse duhet të paguajë kredinë dhe po mbledh paratë për dasmën, ai thotë se vazhdimisht bën të tilla bamirësi të vogla.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here